Destani mohon: Musliu nuk është kandidat i përbashkët për kryetar të Këshillit Nacional

141

Skender Destani, kryetar i Bashkimit demokratik të Luginës, në deklaratën e dhënë për agjensionin Tanjug, ka mohuar që Jonuz Musliu është kandidat i përbashkët për kryetar të Këshillit Nacional.

I pyetur nëse Jonuz Musliu është kandidat i përbashkët për kryetar të Këshillit Nacional, Destani tha se “rreth kësaj çështje nuk është biseduar në mënyrë konkrete”. Ai madje shpjegoi se kryetarin e Këshillit do ta kandidoj lista e cila del  fituese e zgjedhjeve.

Në anën tjetër, në portalet shqiptare në Luginë të Preshevës, ditë më parë u bë publik koalicioni ndërmjet PDSH, LPD, dhe DR në njërën anë, ndërsa PD dhe BDL në anën tjetër, me qëndrim të përbashkët që të dyja blloqet do të përkrahin Jonuz Musliun për kryetar.

Si duket, edhe kësaj radhe po planifikohet të luhet loja tanimë e njohur e standardeve të dyfishta. Në njërën anë të prezentohet Jonuz Musliu si kandidat I përbashkët për kryetar (duke tentuar të paraqitet si unifikim i politikës shqiptare), por në anën tjetër të fshihet një gjë e till për hirë të ruajtjes së përkrahjes politike në Preshevë për subjektet “preshevare”.

Nuk është për tu habitur edhe nëse Skender Destani qëllimisht ka dhënë një deklaratë të këtillë. Ndoshta, kryetar i Këshillit do të zgjidhet pikërisht ai, duke e marr parasysh se është pjesë e koalicionit me PDSH-në e Ragmi Mustafës në vetqeverisjen lokale në Preshevë, ndërsa Jonuz Musliu të shfrytzohet si dekor deri në ditën e fundit.

Edhe po të ndodhte një gjë e till, nuk do të ishte asgjë e re. Ragmi Mustafa edhe më herët e patë emëruar Jonuz Musliun kryetarë, por se atëherë ishte kryetarë i “shtabit të përgjithshëm për ruajtjen” e Lapidarit./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon