Dështon lista e APN-së?! Komisionin republikan zgjedhor refuzon listën e APN-së, i mungojnë nënshkrimet e nevojshëm (VIDEO)

5026

Komisioni Republikan Zgjedhor i ka kthyer Listën e dorëzuar APN-së dhe ka konstatuar se i mungojnë nënshkrimet valid për të kaluar pragun e shpalljes së Listës zgjedhore.

Edhe pse mbrëmë u deklaruan se janë radhitur me Numrin 1 në Zgjedhjet për KNSH, Alternativa për ndryshim do të duhet të plotësoj nënshkrimet valide dhe të dorëzojë Listën zgjedhore edhe një herë.

Në TV “Aldi”, gjatë emisionit të realizuar ditë më parë, Kandidati i APN-së për kryetar, Arbër Pajaziti, ka deklaruar se kanë grumbulluar 720 nënshkrime, ndërsa në Komisionin Republikan Zgjedhor kanë dorëzuar 387.

Kush ka gënjyer në ketë rast, kur kandidati për kryetar Arbër Pajaziti ka përmendur grumbillimin e 720 nënshkrime, ende nuk dihet, por, ajo që opinion duhet të dijë është fakti se APN ka dorëzuar 2 fish më pak nënshkrime se sa është deklaruar, gjithsejt 387 prej të cilave valid janë vetëm 347 nënshkrime.

Portali Lugina-Lajm, iu sjell videon nga RTV Aldi ku pë mysafir kishte Arbër Pajazitin, i cili nga minuta 7:10, rrëfeu grumbullimin e 720 nënshkrimeve, dhe përkrahjes së madhe të APN-së nga qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës.

Drejtpërdrejt "Zëri Politik"i ftuar në studio: Arbër Pajaziti – Bartës i listës së APN-së për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Publicerat av Rtv Aldi Tisdag 2 oktober 2018

/Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *