Deri më tani në Bujanoc, janë vaksinuar 834 qytetarë me vaksinat antiCOVID

Më 20 janar ka filluar vaksinimi i qytetarëve me njërën nga vaksinat antiCOVID, dhe deri më sot, këtij vaksinimi i’u janë nënshtruar 834 qytetarë nga Komuna e Bujanocit.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në ‘post-bllokun’ e vendosur në objektin e Fakultetit Ekonomik të Bujanmocit, vaksinimi i qytetarëve, po shkon sipas parashikimeve, por numrat e paraqitura janë solid.

“Sipas statistikave tona,834 qytetarë janë vaksionuar deri më sot, që përbënë një numër solid. Nuk mundë të thuhet se numri është tejet i madh, por as Iivogël, krahasuar me vendet e tjera” – deklaroi drejtoresha, Dalliborka Pavlloviq.

Megjithate, në Bujanoc, po vazhdon te jetë aktuale edhe infeksioni me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 4 persona të infektuarë me koronavirus, që në numrin total të të infektuarve, kap shifrën e 781 personave të prekur nga koronavirusi./LUGIONALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.