Deputeti Shaip Kamberi zhvillon drekë pune më komesarin për pakica Kairat Abdrakhmanov: Pasavizimi i adresave dhe integrimi i shqiptarëve temë kyçe të takimit
Deputeti popullor Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një drekë pune në Bujanoc, me komesarin e lartë për pakica nacionale, Kairat Abdrakhmanov.
Kamberi dhe Abdrakhmanov, kanë biseduar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve dhe mosintegrimin në institucionet shtetërore.
“Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës, mungesa e vullnetit për trajtim të barabart të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, problemet në arsim dhe gjuha e urrejtjes nga krerët shtetëror ishin disa prej temave të cilat bashkarisht i shqyrtuam. Prezenca më e madhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, parakusht për avancimin e të drejtave të shqiptarëve” – ka shkruar deputeti Kamberi pas takimit.
Komesari për pakica nacionale, Kairat Abdrakhmanov, sot ka qëndruar për vizitë në Bujanoc, me ç’rast ka takuar edhe përfaqësues të tjerë institucional./LUGINALAJM/