Deputeti Shaip Kamberi takon kryeministrin Albin Kurti: “Koordinohen për procesa të rëndësishme me interes të përbashkët”
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, gjatë ditës ka takuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në ketë takim të zhvilluar në Prishtinë ndërmjet deputetit Kamberi dhe kryeministrit Kurti është biseduar për proceset e rëndësishme që prekin interesat e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.
“Me Kryeministrin Kurti, sot në Prishtinë, për t’u informuar, koordinuar dhe dakorduar për proceset me interes të përbashkët” – ka shkruar në facebook, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.
Kujtojmë që deputeti Shaip Kamberi zhvillon takime të rregullta me kryeministrin Albin Kurti në saje të koordinimit për proceset nëpër të cilat po kalon rajoni./LUGINALAJM/