Deputeti Kamberi zhvillon drekë pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd – “Intensefikuam bashkëpunimin e ndërsjelltë për zgjidhjen e problemeve të shumta të Luginës së Preshevës.”

324

Deputeti popullor, njëherit kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka zhvilluar sot një drekë pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Jaan Brathu.

Pas drekës të zhvilluar, deputeti Kamberi ka shkruar: “Drekë pune në Beograd, me Shefin e Misionit të OSBE në Serbi, E.T. Jan Brathu, për të intensifikuar bashkëpunimin tonë dhe për t’i ofruar zgjidhje problemeve të shumta të Luginës së Preshevës.”

Megjithate, së fundmi Ambasadori i OSBE-së Jaan Brathu ka marrë disa iniciativa për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me theks të veçantë në sferën e arsimit dhe integrimin e shqiptarëve në institucione republikane./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *