Deputeti Kamberi takon zëvendëskryeministren kosovare, Albulena Balaj Halimaj – ja për çka kanë biseduar

200

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi të premten, është pritur në takim nga zëvendëskryeministrja kosovare, Albulena Balaj Halimaj.

Sipas një njoftimi të zëvendëskryeministres, në takimin e zhvilluar në Prishtinë, Kamberi dhe Balaj, kanë biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, rrespektivisht për pasvizimin e adresave të shqiptarëve, e që Serbia po synon të ndryshojë përbërjen demografike në tre komunat shqiptare, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Me z. Kamberi biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë” – ka shkruar pas takimit, zëvendëskryeminisrja Albulena Balaj Halimaj.

“Ajo për më shumë, ka premtuar se Qeveria e Kosovës, do ti qëndrojnë afër në mbështetje qytetarëve të Luginës së Preshevës për realizimin e të drejtave që ju takojnë” – ka shkruar ndër të tjera Albulena Balaj Halimaj.

Më poshtë mundë të lexoni të plotë njoftimin e zëvendëskryeministres kosovare, pas takimit me deputetin popullor, Shaip Kamberi:

Sot pata një takim të përzemërt me kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi. Me z. Kamberi biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë!

Në emër të qeverisë së Kosovës z. Kamberi e sigurova që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë. Në funksion të kësaj qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës!

Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *