Deputeti Kamberi kritikon Vuçiqin për dekorimin e shkrimtarit austriak Peter Handke: “Vazhdimësi e legjitimimit institucional e shtetëror mbi mohimin e gjenocidit në Srebrenicë”
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nëpërmjet një shkrimi në profilin zyrtar në facebook, ka reagura ndaj veprimit të fundit të presidentit Aleksandar Vucic, i cili ka dekoruar shkrimtarin austriak Peter Handke.
Kryetari i PVD-së, dekorimin e Vuçiqit e cilësuar, si dekoratë mbi qëndrimet politike të Handke dhe jo për krijimtarinë e tij letrare.
“Shkrimtari Peter Handke nuk është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit” nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për krijmtarinë e tij letrare, por për idetë e tij politike.
Si i tillë, çmimi për Handke është anti-drejtësi për viktimat, anti-pajtim midis popujve dhe anti-paqe për rajonin” – ka shkruar Kamberi, ndër të tjera në reagimin e tij.
Kamberi, dekorimin e presidentit serb, e ka quajtur edhe vazhdimësi e legjitimimit institucional të Republikës së Serbisë mbi mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe krimeve masive të kryera nga forcat serbe në territorin e ish Jugosllavisë.
“Se çmimi për Handke është së pari vazhdimësi e legjitimimit institucional dhe shtetëror nga Republika e Serbisë, të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe të krimeve masive të kryera nga forcat serbe, në hapësirat ish-jugosllave përgjatë viteve ’90. E së dyti, marrë parasysh frymën e vizitës dhe profilin e takimeve të Handke-s në Republikën Serbe të Bosnjes para ardhjes në Beograd, edhe frymëzim i idesë për Serbinë e Madhe” – ka shkruar deputeti shqiptar, Shaip Kakmberi.
Por cili ishte qëndrimi i shkrimtarit austriak?!
Në fillim të viteve 1990, Handke njoftoi ndarjen e ëndërrimtarëve nga vendi i humbur, ku ai pendohet për shpërbërjen e Jugosllavisë.
Lufta në ish Jugosllavi filloi dhe mbaroi me shumë viktima, ndërsa në 1996 Handke botoi esenë Udhëtimi Dimëror në Danub, Sava, Morava dhe Drina: Drejtësia për Serbinë, në të cilën ai kritikoi mediat perëndimore.
Disa vjet më vonë, ai kritikoi bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe në 2006 ai foli në varrimin e Millosheviqit.
“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviqin. E ashtuquajtura botë di gjithçka për të vërtetën …
“Unë nuk e di të vërtetën. Por po shikoj. Po degjoj. Une ndiej. Më kujtohet. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Slobodan Millosheviçit, “tha ai në atë kohë
Nga rruga, Millosheviç më parë e thirri Handke për të qenë dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e tij para Tribunalit të Hagës, të cilin shkrimtari e refuzoi, por shkoi në Hagë për të vëzhguar gjyqin.
Pikëpamjet e tij mbi rolin e Jugosllavisë në luftërat e viteve 1990 kanë shkaktuar gjithnjë mjaft bujë dhe reagimi i tij ndaj një artikulli në Nouvel Observator mund të gjendet në internet.
“Unë nuk vura një trëndafil të kuq në varrin e Millosheviçit, unë kurrë nuk e miratova masakrën e Srebrenicës dhe krimet e tjera.
“Unë kurrë nuk kam menduar për Serbët si viktima të vërteta të luftës dhe në fjalimin tim të vogël në Pozarevac, nuk thashë se isha i lumtur që isha afër Millosheviçit, i cili po mbronte njerëzit e tij,” deklaroi Handke në atë kohë.
Shkrimtari austriak rregullisht vinte në Beograd, ku në vitin 2015 u takua gjithashtu me presidentin e atëhershëm Tomislav Nikolić dhe gjatë viteve mori çmime të shumta letrare në Serbi.
Sidoqoftë, siç tha ai dikur, njerëzit në Serbi e duan atë më shumë sesa e lexojnë.