Deputeti Kamberi fton institucionet e Kosovës dhe të Shqiprisë që t’i dalin në ndihmë Preshevës, pas vërshimeve të mbrëmshme
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, përmes një statusi në facebook, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me katastrofën e ndodhur mbrëmë në Preshevë.
Deputeti Kamberi, ka inkurajuar institucione e Kosovës dhe Shqiprisë, që në këto moment t’i dalin në ndihmë qytetarëve preshevarë.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se me solidaizimin e gjithësecilit, mundë të bëhet riparimi i gjendjes së shkaktuar nga vërshimet e mbrëmshme.
Kamberi, ka falenderuar kryetarinn e Tiranës, erion Veliajn për gatishmërinë e treguar mbi ofrimin e ndihmës për Preshevën.
Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë reagimin e kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi mbi vërshimet në Preshevë:
Presheva u godit nga një katastrofë natyrore mbrëmë.
Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi janë të mëdha.
Prandaj Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje.
Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të sajë.
Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë.
Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi!
Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj.
Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën.