Dëmtohet Strakosha, mungon kundër Islandës dhe Moldavisë

74

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë. 24 vjeçari do të mungoj për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë, shkruan Sport1sti, transmeton Lugina-Lajm.

Strakosha kishte shqetësime fizike prej disa javësh, çka ka ndikuar në vendimet e Inzaghit për ta kursyer në takime të veçanta të Lazios, duke aktivizuar portierin e dytë, Proto, ndërsa në finalen e Kupës së Italisë, Strakosha bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, duke zbritur në fushë me ndihmë e injeksioneve.

Pikërisht aktivizimi në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij, as sa të jetë e pamundur prania e tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet e qershorit, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”.

Edy Reja, për shkak të pamundësisë për të patur në dispozicion Strakoshën, ka ftuar portierin e Laçit, Gentian Selmani.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon