Demant në shkrimin: “Bajram Hasani, „punëson preshevarin“, dhjetra farmacistë nga Bujanoci, pa punë! „

203

Portali Lugina Lajm

Posted: 2:35 pm, 17 Gusht, 2014

Portali „Lugina Lajm“ para se të publikojë shkrimin e të punësuarit në Barnatoren e qytetit, është dashur që të hulumtojë vetëm pak më shum për ta mësuar të vërtetën mbi këtë rast. Lartpamësia e personave të tillë është aq e zhvilluar, sa që nuk kanë ditur të marrin të dhënat në Entin për punësim për t’u infomruar për farmacistët e papunë, si do që të jetë, nuk mund ti gjykojë ata që i ka gjykuar natyra. Për hir të opinionit më duhet ta publikojë këtë demant:

E vërteta qëndron në faktin se një Farmaceute e diplomuar ka shkuar në pension , Pharm e diplm. Olgica Popoviç, gjithashtu një teknik farmaceute ka shkuar në pushimin e lehonisë  Zelihaje Kadriu, çka nënkuptonë se ishte e domsdoshme që të plotësohet ky boshllëk i vendeve të punës, për një shërbim sa më profesional.

Unë si drejtor i Barnatores, me kohë e kam informuar  Ministrin e  Shëndetsisë për ta mar pëlqimin, për kuadrot përkatëse. Gjithashtu në afat ligjorë e kam shpallur konkursin ( Shpalljen) në Entin për punsim në Bujanoc, në  revistën  „Posllovi“ po i njejti Konkurs ( Shpallje ) është publikuar edhe në sajtin e Ministrisë së Shëndetsisë me datën 19.12.2015. në bazë të këtyre publikimeve konsideroj se janë rrespektuar afatët ligjore të Konkursit dhe jan shqyrtuar kërkestat (lutjet ) e kandidatëve, dhe në bazë të tyrë është marrë vendimi nga ana e drejtorit për pranimin e Farmacistit të Dipl. me afat të caktuar, për 3 muaj dhe nji teknik farmaceut në afat deri në kthimin e puntorës nga pushimi i lehonisë.

Nëse vetëm pak do të kishin hulumtuar „Lugina Lajm“ nuk do ta kishin marrë mundin për të dezinformuar rreth këtij rasti, por e vërteta është se opinioni gjithnjë është njoftuar me kohë, dhe se nuk bëhët fjalë se Farmacisti i dipl. është pranuar me kohë të përhershme. Njëherit Enti për punsim në Bujanoc  ka për obligim që të jep informata se sa Farmaceut të dipl, teknik farmaceut  jan në Ent për punsim të evidentuar, kurse ata farmacist dhe teknik farmaceutët duhët të i përcjellin shpalljet, se kur kërkohët puntorë në Barnatore.

Në shkrim thuhët se, jan larguar dhjetra puntorë nga Barnatorja, çka edhe kjo përcillet me një dezinformatë nga satelitët e dirigjuar nga dikush tjetër, gjë që nuk është e vërtet se nga Barntorja, që nga momenti që kam ardhur si Drejtor nuk e kam larguar as një punëtorë nga puna, në përjashtim ata që kan qen me kohë të caktuar, të cilëve në baz të ligjit i ka skaduar kontrata e punës dhe nuk iu ka vazhdu për shkaqe financiare.Po të ishin largurar dhjetra puntor sipas infarmatës së juaj atëher Barnatorja e Bujanocit me 22 puntor nuk do të rradhitej në mesin 3  Barnatoreve  ma të suksesëshme ma rentabile në Republikën e Sërbisë.

Në reagimin tim do të i paraqes argumentët origjinale të vërteta:

1.Konkursi, në revistën „Poslovi“

  1. Venimi i pranimit të puntorve nga ana e drejtorit, ku do të i shini edhe kandidatët që kan konkuru.

Për arsyeje se shpesh herë ky portal po e përmend emrin tim, ky do të jetë reagimi im i parë dhe i fundit, pamvarësisht se çfar dezinformata do të publikoni, për kontributim tim në popull flasin faktet dhe veprat, kështu që nuk ka nevojë t’i jap llogari satelitëve si puna juaj.

Dr Bajram Hasani spec.pedijatër, drejtor i Barnatorës Bujanoc.

Ju lutëm Portalit –Lugina Lajm  që ta postoni në tërsi këtë reagim .

Barna. 1

Barna.

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *