Delegacioni politik i Luginës ka zhvilluar takim të rëndësishëm në Senatin amerikan – ja për çka është biseduar

Delegacioni i Luginës së Preshevës, sot ka zhvilluar takim në Zyrën e Senatit amerikan për politika të jashtme, ku është takuar me drejtoreshën, Sarah Arkin.

Lajmin mbi ketë takim, e ka bërë të ditur, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi përmes një statusi në facebook, ku ka shkruar:

“Takimin e fundit në SHBA e realizuam ne Zyrën e Senatit për politikë të jashtme,me drejtoreshën Sarah Arkin, ku kryetar i Komitetit për politikë të jashtme është Senatori Robert Menendez.”

Kamberi, tutje ka shkruar se: “Sensibilizimi i Luginës së Preshevës dhe prezenca më e madhe amerikane tema domosdoshme gjatë gjithë takimeve tona”.

Deputeti Kamberi, ka falenderuar edhe Qeverinë e Kosovës, respektivisht kryeministrin Albin Kurti që e ka mbështetur ketë rrugëtim të delegacioni të Luginës së Preshevës për në SHBA.

“Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti që na mundësuan rrugëtimin për SHBA, por, edhe Joe& Shirley DioGuardi të cilët mundësuan takimet e nivelit të lartë. Për shoqeruesin tonë nga Liga qytetare shqiptaro-amerikane, Faton Bislimi, falëmderimet e përzemërta” – thuhet në fund të postimit të kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi.

Kujtojmë që delegaconi i udhëheqësve të disa partive politike nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi-PVD, Nagip Arifi-PD, Ragmi Mustafa-PDSH, Ardita Sinani-PVD, që nga 4 qershori po qëndrojnë në SHBA, ku kanë zhvilluar takime tejet të rëndësishme për përfaqësues të Senatit, Kongresim dhe Departamentit amerikan.

Delegacioni i Luginës së Preshevës, pritet që të enjten (sonte) në mbrëmje të nisen nga SHBA drejt vendlindjes./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *