Delegacioni nga Lugina e Preshevës pritet në takim nga Ministri i zhvillimit ekonomik gjerman, Dirk Schattschneider – prezenca e Gjermanisë e rëndëishme për të drejtat e shqiptarëve

223

Një delegacion nga Lugina e Preshevës i cili po qnëdron për vizitë në Gjermani, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim me Ministrinë për zhvillim ekonomik Dirk Schattschneider.

“Në takim në Ministrinë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, që të dy përgjegjës për evropën jugëlindore.

Në takim u bisedua për mundësinë e rritjes së prezences Gjermane në Luginë të Preshevës dhe ofrimin e përkrahjes konkrete.

Prezenca e Gjeramanisë në rajon e posaçërisht në Luginë nënkupton kontribut të madh për sigurinë dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në proceset rajonale e posaçërisht në kontekstin e dialogu Kosovë – Serbi” – ka shkruar kryetari Shaip Kamberi në facebook.

Delegacioni i përbërë nga Shaip Kamberi-kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafa-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ardita Sinani-kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Gjatë ditëve në vijim ky delegacion nga Lugina, do të zhvillojnë edhe disa takime të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *