Delegacioni nga Bujanoci takim pune me zv/ministren e MKRS: Kërkojnë mbështetje me projekte konkrete

169

Një delegacion nga Kuvendi komunal i Bujanocit, sot ka vizituar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Qeverisë së Kosovës me ç’rast ka takuar zëvendminstren, Daulina Osmani.

Në ketë takim është biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit dhe ofrimin e programeve konkrete për komunën tonë.

Enver Ramadani, kryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit, pas takimit ka shkruar se: “Kërkova që Lugina e Preshevës, konkretisht Komuna e Bujanocit të jetë në kalendarin e Ministrisë përkatëse duke patur nevojat e domosdoshme për zhvillimin e Kulturës dhe Sportit në Komunën tonë. Gjithashtu kërkova edhe financimin e një muzeut të qytetit të Bujanocit dhe përfshirjen e Komunës sonë në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit” – thuhet në shkrimin e Ramadanit.

Në ketë takim përveç kryetarit të Kuvendit komunal nga Bujanoci, morrën pjesë edhe drejtori i Bibliotekës së qytetit dhe ai i Sallës së sporteve, Ekrem Xhemaili dhe Fatmir Hasani.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë postimin e kryetarit Enver Ramadanit pas takimit të sotëm të zhvilluar në Prishtinë:

Pata kënaqësinë që sot të pritem nga Zëvendësministrja e MKRS, znj.Daulina Osmani me të cilën bashkëbiseduam rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe ndihmave me programe konkrete nga kjo ministri për Komunën e Bujanocit.

Kërkova që Lugina e Preshevës, konkretisht Komuna e Bujanocit të jetë në kalendarin e Ministrisë përkatëse duke patur nevojat e domosdoshme për zhvillimin e Kulturës dhe Sportit në Komunën tonë.

Gjithashtu kërkova edhe financimin e një muzeut të qytetit të Bujanocit dhe përfshirjen e Komunës sonë në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është për tu vlerësuar mirëkuptimi dhe përkushtimi për ta ndihmuar Bujanocin.

Bashkë mundemi!

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *