Delegacioni nga Bujanoci, në Tiranë merrë mbështetje për arsim cilësor në Luginë

146

Delegacioni nga Bujanoci,I përbërë nga kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit komunat të Bujanocit, Enver Ramadai, gjatë ditës së premte, kanë zhvilluar takim edhe me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të Qeverisë së Shqiprisë, Elvi Kushi.

Sipas kryetarit Mustafa, në takimin e sotëm të zhvilluar në Tiranë, është biseduar për çështjen e teksteve mësimore si mundësi e ngritjes së arsimit shqip në Luginë të Preshevës.

“Ministren Kushi, njoftova me planin e veprimit dhe dinamikën e përcaktuar në përmbylljen e sigurimit të leje të përdorimit edhe me njëzet libra shkollor për shkollat fillore dhe fillimin e procedurave për librat shkollorë për nivelin e mesëm. Morëm mbështetjen e fuqishme që në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës do të kenë vëmendjen e nevojshme nxënësit dhe mësimdhënësit e Luginës”- ka shkruar pas takimit, Ragmi Mustafa.

Gjithashtu, në ketë takim, është biseduar edhe për çështjen e diplomave, kuotat për studentët, trajnimi e avancimi i mësimdhënësve dhe modernizimin e shkollave për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjatë ditës, formati i këtij delegacioni nga Bujanoci, kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka dhe kryetarin e dhomës britanike në Tregtisë në Tiranë, Zenel Hoxha.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë, njoftimin e kryetarit të KKSh-së, Ragmi Mustafa, pas takimit të delegacionit nga Bujanoci, me minsitren, Elvi Kushi:

Sot, i shoqëruar nga kryetari I Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Enver Ramadani me kënaqësi të veçantë takova Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, znj. Evi Kushi.

Çështje e teksteve mësimore është parësore në ngritjen e cilësisë në arsimin e Luginës. Vlerësuam bashkërisht se sigurimi I lejeve të përdorimit dhe i librave shkollor falas për 4052 nxënës për herë të parë ishte një e arritur jashtëzakonshëm pas më shumë se dy dekada.

Ministren Kushi, njoftova me planin e veprimit dhe dinamikën e përcaktuar në përmbylljen e sigurimit të leje të përdorimit edhe me njëzet libra shkollor për shkollat fillore dhe fillimin e procedurave për librat shkollorë për nivelin e mesëm.

Morëm mbështetjen e fuqishme që në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës do të kenë vëmendjen e nevojshme nxënësit dhe mësimdhënësit e Luginës.

Gjithashtu, bashkëbiseduam edhe çështjen e diplomave, kuotat për studentët, trajnimi e avancimi i mësimdhënësve dhe modernizimin e shkollave për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *