Dekleratë e pamatur e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi: Jemi kundër shkëmbimit, edhe nëse mbesim nën Serbi

3870

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndryshimi i kufijve të cilën presidenti Thaçi e ka paraqit në media është një gjë për të cilën mund të diskutojmë, ama nuk nënkupton kjo edhe shkëmbim të territoreve”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shqiprim Arifi ? kryetar i Preshevës.

Arifi, tha se është për përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, në tërësi, e jo të parcializuar.

“Ose shkojmë në tërësi në Republikën e Kosovës, ose mbesim këndej ku jemi tash (Serbi)”.

Kur flet për shkëmbimin e territoreve, Arifi thotë se janë kundër, meqë nuk duan ta dobësojnë Kosovën.

Kjo, madje edhe me kushtin se mund të mbesin në Serbi.

“Ne duam një Kosovë që do të jetë e fuqishme, dhe që veriun e Kosovës me pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *