Defilimi i Ushtrisë serbe në Moskë, nuk i pëlqen Perëndimit!

184

marsVendimi për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Serbisë në parakalimin në Moskë më 9 maj, që e dekretoi dje presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka qenë i pritshëm.

Porse ky vendim nuk do t’u pëlqejë vendeve të Perëndimit, sidomos atyre të Bashkimit Evropian dhe, përveç kësaj, kjo do të ndikojë edhe mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kështu ka deklaruar për televizionin beogradas B92 ish-diplomati serb Dushan Laziq, i cili e porosit kreun shtetëror që “të mendohet mirë për pasojat e vendimeve të veta”, sidomos në kushte të marrëdhënieve të acaruara ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.
“Duhet pasur parasysh se vendimi i tillë nuk do të hasë në mirëkuptim në BE, ndërsa do të reflektohet edhe mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Situata në vend s’është e mirë, as sociale, as ekonomike as politike. Mendoj se kjo ka kontribuuar që Nikoliqi të marrë vendim të tillë, ndërsa është e qartë se ekzistojnë dallim në kreun serb sa i përket politikës së jashtme, ekzistojnë orientime të ndryshme sa i përket asaj cilat qasje duam t’i arrijmë dhe për qasjen ndaj arritjes së atyre qëllimeve”, ka thënë Laziq.
Presidenti serb dje nënshkroi vendimin për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Serbisë në “Paradën e fituesve” më 9 maj në kryeqytetin rus.
Çështja e pjesëmarrjes së liderëve politikë në parakalimin me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin ka shkaktuar deri tani kundërthënie të shumta dhe, me gjasë, si pasojë e krizës ukrainase, më 9 maj në Moskë nuk do të ketë liderë të vendeve aleate./rtk/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *