Dardan Molliqaj: 99% Vetëvendosje do të ndahet

154

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është shprehur thellësisht i bindur se partia e tij do të ndahet.

Duke folur në RTV Dukagjini, menjëherë pas një interviste të kreut të VV’së, Albin Kurti, në Radiotelevizionin e Kosovës, Molliqaj ka thënë se ka pasur shpresë që mosmarrëveshjet në parti do të mund të kalohen, deri më sot.

Por, ai ka thënë se pas intervistës së Kurtit, gjatë së cilës ai ka flirtuar me PDK’në dhe Kadri Veselin, ai nuk sheh më shpresë se VV mund të qëndrojë e bashkuar.

Molliqaj ka thënë se është 99 për qind i sigurt se Vetëvendosje do të ndahet./Zeri/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *