Dadajev pranoi fajësinë për vrasjen e opozitarit rus!

137

61050689-dadajev-boris-nemcov-ubojstvo-priznanjeNjëri nga pesë të arrestuarit për vrasjen e opozitarit rus, Boris Nemtsov, sot para gjykatës e ka pranuar fajësinë.

“Pjesëmarrja e Zaur Dadajev në vrasje vërtetohet me pranimin e fajësisë”, tha gjyqtarja Natalia Muçnikova duke shtuar se ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 28 prill.

Ajo tha se tre të arrestuarit kanë mohuar se kanë marrë pjesë në krim.

Disa ditë më herët Dadajev dhe Anzor Gubashev zyrtarisht dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e politikanit rus.

Para gjykatës ata kanë paraqitur edhe tre persona tjerë si të dyshuar të cilët siç është thënë janë arrestuar në 48 orët e fundit në Ingusheti.

Dadajev para dhjetë vitesh ka qenë pjesëtar i batalionit çeçen në Ministrinë e Punëve të Brendshme e quajtur “Veriu”, ka deklaruar sekretari ingushetian i këshillit të Sigurimit, Albert Barahajev.

Nuk është e ditur nëse Dadajev është ende anëtar i batalionit të lartpërmendur apo e ka lënë atë, transmeton Reuters.

Gjykata në Moskë ka vendosur që tre personat e dyshuar për vrasjen e Boris Nemtsovit do të qëndrojnë ende në burg ku tashmë gjenden edhe dy të akuzuarit kryesorë në këtë rast Zaur Dadajev dhe Anzor Gubashev.

Tre të dyshuarit për të cilët gjykata i dërgoi në paraburgim janë Shagid Gubashev, Ramzzan Bahajev dhe Tamerlan Eskerhanov.

Qeveria çeçene deri më tani nuk i kanë konfirmuar këto informata.

Të parët u arrestuan Gubashev dhe Dadajev, e diçka më vonë edhe dy të tjerët, vëllai më i ri i Gubashevit dhe një mashkull i cili ka qenë në të njëjtë veturë me Dadajevin./gazetaexpress/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *