Daçiq u jep urdhër ambasadorëve serbë: “Ndaloni hyrjen e Kosovës në INTERPOL”

103

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk ka shanse të pranohet në INTERPOL.

Ai po ashtu ka njoftuar se diplomatë serbë janë udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë angazhimin e tyre për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

“Kosova nuk ka kurrfarë shanse të pranohet në INTERPOL, do të pësojë katastrofë”, deklaroi Daçiq para fillimit të Asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it në Kili, raporton “Kurir”

“Në prag të Asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it në Santiago, prioriteti absolut është vazhdimi i angazhimit intensiv diplomatik dhe konsulor tek të gjithë anëtarët”, shkruan në një telegraf të publikua nga mediat sebe ku MPJ-ja serbe u bën thirrje të gjithë diplomatëve serbë në emrin e Daçiqit që t’i ndjekin udhëzimet e tij.

Daçiq ka thënë se në rast se Asambleja e përgjithshme e Interpolit do ta konsiderojë kërkesën e Kosovës për pranim, Serbia e ka të rëndësishme çdo votë. “Angazhimi i shtuar është i nevojshëm tek shtetet statusi i të cilave nuk është i qëndrueshëm sa i përket mbështetjes ndaj nesh”, theksoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *