Çudit Haradinaj: E votoi vet Demarkacionin, por thotë se e mbrojti Çakorrin nga Mali i Zi

74

Për 3 vite rresht, Ramush Haradinaj bllokoi Kuvendin e Kosovës duke penguar demarkacionin me Malin e Zi duke e cilësuar si të dëmshëm, por me të ardhur në krye të Qeverisës pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, ishte personi kryesor që e votoi demarkimin e kufirit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Metro.


Por, ani pse e votoi atë që dikur thoshte se ishte i dëmshëm dhe po i falet tokë Malit të Zi, ai po thotë tani se e mbrojti tokën e Kosovës dhe Çakorrin.

Haradinaj dhe Komisioni që formoi ai për bisedime për rishikimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ndau mbi 200 mijë euro, ani pse këta të fundit nuk realizuan asnjë takim me palën malazeze.

Kryeministri në dorëheqje sot ka vendosur lule pranë varrit të Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në brezin kufitar me Malin e Zi.

Haradinaj tha se “amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet”, i cili ishte njeriu që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.

“Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve” ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *