Çollaku për shkëmbimin e territoreve: Edhe sot do ta jepja Leposaviqin për Preshevën

235

Ish-shefi i stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, ka folur për idenë e ‘shkëmbimit të territoreve’ mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë, nuk ka pasur për qëllim ndarjen e Kosovës, por shkëmbimin e territoreve me Serbinë.
“Unë personalisht, po e marr shembull, edhe sot do ta shkëmbeja Leposaviqin me Preshevën. Unë nuk kam ndonjë nostalgji për Leposaviqin, kështu që normalisht se do ta mbështesja bashkimin e Preshevës me Kosovën”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se nëse do të kishte mundësi, nuk do të linte asnjë shqiptar jashtë Kosovës, pasi që sipas tij, Serbia përmes sistemit të saj po e shpërndan popullatën kosovare në Luginën e Preshevës dhe brenda 20 viteve, atje mund të mos mbetet asnjë shqiptar. /Periskopi

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *