Çlirim Poetik me enigma e arte fjalësh, të shtunën në Preshevë

88

Një grup joformal i të rinjëve nga Presheva organizojnë event poetik, ku do të jenë të ftuar të performojnë të rinj nga vende të ndryshme.

Ditën e shtunë duke filluar nga ora 17:00, në ambientet e Zyrës për të Rinj, do te performojnë me shkrimet e tyre
Kaltrina Pacolli nga Prishtina,
Bjondina Sherifi nga Kumanova dhe
Blerta Bina nga Presheva.

Me rastin e këtij eventi, Kaltrina Pacolli, autorja e librit “Nëse një ditë unë të mungoj”, do të shpërndajë për audiencen disa kopje te librit të saj, dhe kopje të tjera ka vendosur t’i dhuroj edhe bibliotekes së Preshevës.

Andaj ftohen të gjithë të apasionuarit e poezisë të jenë te pranishëm në çlirimin poetik për t’i dhënë frymen e duhur kesaj mbrëmjeje. Eventi është i hapur për të gjithë.

Kjo ngjarje përkrahet nga Zyra për të rinj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *