Cima humb betejën me koronavirusi – flet mjeku nga Intensiva
Aktori i humorit, Rasim Thaçi- Cima ka ndërruar sot jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Nehat Baftiu nga Klinika Intensive e QKUK-së.
“Po ai ka ndërruar jetë gjatë mjekimit intensiv në orën 11:40”, ka thënë ai.
Vlen të përmendim faktin se Rasim Thaçi – Cima, ka qenë i shtruar tash e sa javë në QKUK pas infektimit me Covid-19./IndeksOnline/