Çështja e Luginës së Preshevës po bisedohet në Departamentit e Shtetit amerikan, lidershipi i Luginës takime edhe me përfaqësues të Senatit (FOTO)

237

Delegacioni politikë nga Lugina e Preshevës, edhe sot (e enjte) ka zhvilluar takime tejet të rëndësishme në Departamentin e Shtetit amerikan me ç’rast kanë biseduar për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës, krahas zhvillimeve të fundit Prishtinë-Beograd.

Takimin e parë sot ( e enjte) e realizuam në Departamentin e Shtetit, me ç’rast, me përgjegjësit për rajonin tonë, biseduam për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës dhe perspektivat në kuadër të zhvillimeve rajonale. Takimet e radhës do t’i kemi me dy Senatorë – ka shkruar kryetari Shaip Kamberi në facebook.

Pas këtij takimi, kryetari Shaip Kamberi, ka publikuar edhe takimet që delegacioni i Luginës së Preshevës, ka patur me keshilltaren për siguri nacionale të Senatores Johni Ernst në kabinetin e saj, dhe një takim me këshilltarin për siguri nacionale të senatorit Garry Peters në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto takime të lidershipit të Luginës së Preshevës, po vijnë krahas fazës përfundimtare të një marrëveshje finale Kosovë-Serbi./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *