Çertifikohet lista e PVD-së në Medvegjë-bartës i listës Florim Sahiti (DOKUMENT)

234

Partia për Veprim Demokratik, ka njoftuar se Komisioni komunal zgjedhor në Medvegjë, ka çertifikuar listën zgjedhore të PVD-së.

“Komisioni komunal zgjedhor në Medvegjë, ka certifikuar sot listën e Partisë për Veprim Demokratik-dega në Medvëgjë, pas përmbushjes së të gjitha kushteve që kjo listë zgjedhore të shpallet” – thuhet në njoftimin e PVD-së.

“Emërtimi i listës është PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK-Florim Sahiti, ndërsa numri rendor i listës për zgjedhjet e përcaktuara të mbahen më 8 shtator do të jetë nr. 4. Bartës i listës është nënkryetari aktual i Kuvendit komunal Florim Sahiti, ndërsa në listë janë të përfshirë 11 kanddiatë, të cilët do të garojnë për 25 vende këshilltarësh sa i ka Kuvendi komunal i Medvegjes. Lista e PVD-së është lista e parë shqiptare që është certifikuar për zgjedhjet e shtatorit në Medvegjë” – thuhet në njoftimin e publikuar sot nga PVD./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *