Certifikohet lista e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” me bartës, Shaip Kamberin (DOKUMENT)
Komisioni Republikan Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur të premten (11 mars), ka ceritifikuar listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Lajmin e certifikimit të listës, e ka bërë të ditur edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, përmes një postimi në facebook.
“Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16.
Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020.
Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD.
Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës.
Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të.
Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive” – thuhet në postimin e bartësit të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Ndrsyhe, kjo është lista e dytë e partive shqiptare që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit./LUGINALAJM/