Cakaj: Qeveria e Shqiprisë merrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të KKSH-së

510

Nëpërmjet një postimi në facebook, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqiprisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se shteti shqiptar ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti” – ka njoftuar përmes profilit në facebook, ministri Cakaj.

Megjithate Këshilli Kombëtar Shqiptar, gjatë këtij mandati ka një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me institucionet e Republikës së Shqiprisë. Javë më parë, me ftesë të kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa, Bujanocin e vizitoi ministrja e arsimit të Republikës së Shqiprisë, Besa Shahini./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *