Cakaj edhe njëherë i jep mbështetje deputetëve shqiptarë nga Lugina: “Përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme në lartësimin dhe mbrojtjen e të drejtave shqiptare”

208

Ministri për Europë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqiprisë, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme, ka pritur në një takim të përbashkët, tre deputetët popullorë nga Lugina e Preshevës.

Ministri Cakaj, pas takimit në Tiranë, ka shpreh shpreh edhe njëherë mbështejen e plotë për tre deputetët shqiptarë në parlamentin republikan në Beogran, ku ka thënë se: “Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”

Lajmin mbi takimin e Ministrit cakaj me deputetët Kamberi, Beqiri dhe Bajrami, e ka bërë të ditur vet I pari I diplomacisë shqiptare, përmes një postimi në facebook:

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami! Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën” – ka shkruar ministri Cakaj pas takimit të sotëm.

Kujtojmë që ministri Gent Cakaj përveç meritës së ka krijuar listën e përbashkët paralmenatare “Lugina e Bashkuar”, ai është edhe meritor për krijimin e kolaicionit gjithëshqiptarë në Bujanoc./LuginaLajm/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *