Burri nga Vranja vjedh parat dhe ikonat në Kishë
Pjesëtarët e MPB-së në Vranjë, me një veprim të shpejtë dhe efikas kanë arrestuar N. K. (1968) nga ky qytet, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, thuhet në njoftim.
N. K. dyshohet se të dielën ka thyer stendën qendrore të ikonave në një kishë në Vranjë dhe ka vjedhur para dhe kur e ka parë prifti është hedhur nga dritarja që e kishte thyer më parë.
Me një ndërhyrje të shpejtë policia e kapi atë jo shumë larg dhe e arrestoi me para të vjedhura, të cilat do t’i kthehen kishës.
Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurori.