“Bujanovcalitë” e Zvicrrës ndihmojnë me 15 kompjuterë dhe një video-projektor sh.f. “Naim Frashëri” në Bujanoc

423

Asociacioni qytetar Bujanoci me seli në Zvicërr, ka dhuruar një donacion prej 15 kompjuterësh dhe një video-projektori për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, si nevojë permanente për ketë institucion arsimor.

“Kryesia e Asociacionit qytetarë Bujanoci në Zvicër, informon dhe njëherit faleminderon anëtarët e Asociacionit që me ndihmën e tyre sot u realizua projekti i parë për vitin 2019.
Me kërkesë të drejtorisë së shkollës „Naim Frashëri” në Bujanoc për ta plotësuar dhe modernizuar kabinetin e Informatikës me 15 Kompjuter (PC) dhe një Projektor (Videobim), realizuam sot me sukses kërkesën e Shkollës. Në emër të Bordit dhe të gjithë anëtarëve i urojmë punë të mbarë kolektivit të shkollës „Naim Frashëri“ dhe nxënsëve shumë suksese në mësime”
– thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Asociacioni qytetar Bujanoci,

Në fakt, kjo është edhe ndihma e parë e bujanoacsve në Zvicërr që po i’a dedikojnë bashkëvendasve të tyre në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *