Bujanoci përfitom mbi 117 mln dinarë nga Trupi Koordinues, 11 mln dinarë më shumë se Presheva

150

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të facebook-it, kryetari Shaip Kamberi ka njoftuar se, komuna e Bujanocit, ka përfituar mbi 117 milionë dinarë nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2017-të, 11 milionë dinarë më shumë se Presheva.

“Nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2017, Komuna e Bujanocit do të përfitojë 117.344.250 dinarë është vendimi i mbledhjes së sotme në Trup Koordinues” – ka shkruar Kamberi.

Presheva do të ketë 106.913.000 dinarë, ndërsa komuna e Medvegjës do të ketë 36.507.000 din.

Në krahasim me vitin 2016, Bujanoci do të ketë 3 milion dinarë ngritje të mjeteve për projektet kapitale./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *