Bujanoci pa ujë, drejtori Ruzhdi Halili: Presim që deri ora 13:00h të normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm

“Kemi një havari në rrjetin kryesor të ujit të pijshëm, dhe se kjo havari, ka ndodhur tek rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit të Bujanocit” – ka deklaruar për LUGINALAJM, drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili.

I gjithë qyteti i Bujanocit dhe disa fshatra për-rreth, që nga ora 03:00h e mëgjensit të sotëm, janë pa furnizim me ujë të pijshëm, kjo si pasojë e një havarie që ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bujanocit.

Sipas drejtorit Ruzhdi Halili, havaria ka ndodhur tek rreth-rrotullimi në hyrje të Bujanocit, dhe tanimë punëtorët e NP “Komunalia”, janë duke punuar që të normalizojnë gjendjen me furnizim me ujë të pijshëm.

“Deri rreth orës 12:00h, apo 13:00h, pritet që të normalizohet gjendja, me që, punëtorët tanë, tanimë janë duke punuar në sanimin e gjendjes” – ka deklaruar për LUGINALAJM, drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili.

Havaritë, në rrjetin e ujit të pijshëm, janë bërë të shpeshta në Bujanoc, kjo si rezultat i gypave të vjetruar të vendosura para shumë vjetësh./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.