Bujanoci me bizese të suksesshme i prezentuar në takimin ndërmjet dy dhomave ekonomike Serbi-Kosovë në Graçanicë!

228

downloadDy Odat Ekonomike , ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë, të shtunën do të mbajnë një takim të përbashkët në Graçanicë.
Ky takim, i pari i këtij lloji, i cili do të mbahet më 9 maj (Ditën e Europës), do t’i mbledhë mbi 70 sipërmarrës dhe kompani nga dy vendet.
Pjesëmarrës, në takim pritet të jenë edhe disa biznese të fuqishme nga Lugina e Preshevës.
Siç ka mësuar jo zyrtarisht LuginaLajm, krahas kompanive më të fuqishme në Serbi, si ajo MK grup, Viktorija grup, Aseko si, Imlek, Bambi, Knjaz Milosh, këtyre kompanive do t’i bashkangjiten edhe bizneset shqiptare nga Bujanoci, “Bicci Commerc”, “Unikat”, “Cuki Commerc”, e të tjera.
Ndërsa kompanitë kryesore nga Kosova që do të marrin pjesë në këtë konferencë janë, Elkos, Albakos, Devolli Coorporation.
Ndërmarrësit do të kenë mundësinë që në Graçanicë të flasin për përmirësimin e bashkëpunimit.
Siç është paralajmëruar, në pjesën plenare do të flasin kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe homologu i tij serb, Marko Çadezh./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *