Bujanoci mbetet pa ujë të pijshëm në ditë feste – Halili akuzon punëtorët e “Distribucionit” për havarinë e shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit

611

Për shkak të një havarie në rrjetin e ujësjellësit, qyteti i Bujanocit ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm në ketë ditë të Kurban Bajramit.

Sipas kryetarit të organit të përkohshëm të NP “Komunalisë”, Ruzhdi Halili, havaria në rrjetin e ujësjellësit është shkaktuar nga punëtorët e Distribucionit dhe normalizimi me ujë të pijshëm pritet të fillojë për dy – tre orë.

“Njoftohen qytetarët e Bujanovcit se për shkak të havarisë së shkaktuar nga ana e distribucisë, nuk do të ketë ujë në qytet për dy-tri orët e ardhshme. Ju lutemi të keni mirëkuptim” – ka shkruar Halili.

Sipas Ruzhdi Halilit, havaria në rrjetin e ujësjellësit, ka ndodhur në rrugën “Ilaz Selimi” (ish Branko Radiçeviq), në afërsi të shkollës fillore serbe në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *