Bujanoci edhe zyrtarisht pjesë e Unionit të Bashkive shqiptare në rajon

143

“Në mbledhjen e Ansamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare që u mbajt në Tiranë nën kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, komuna e Bujanocit zyrtarisht është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Sipas të të njejtit njoftim, në fjalën e tij, kryetari Arifi prezentoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Bujanocit në këtë Union, që së bashku me komunat tjera shqiptare në rajon do të mundësonte zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, të arsimit, kulturës, turizmit e sportit.

Asambleja e Përgjithshme e Bashkive Shqiptare në Rajon u kryesua nga kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ku përveç Tiranës, në këtë Union bëjnë pjesë edhe Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaji, Gjakova nga Republika e Kosovës, Gjirokastra nga Republika e Shqipërisë, Tetova, Çairi, Gostivari nga Maqedonia Veriore, Tuzi, Ulqini nga Mali i Zi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Presheva.

Unioni ka për qëllim ndërmarrjen e hapave për promovimin e komunave anëtare në zhvillimin socio-ekonomik dhe të turizmit.

Në këtë mbledhje përveç kryetarit Arifi po marrin pjesë edhe zv.kryetari Musliu dhe drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *