Bujanoci edhe gjatë prillit po vazhdon me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus

188

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë së hënës, janë kryer 37 teste antigjen, ku 9  prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 3 teste PCR.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvillua 138 kontrolle, prej të cilave 11 ishin fëmijë.

Që nga fillimi i muajit prill, janë evidentuar 46 raste të reja me COVID-19, ndërsa nga shpërthimi i pandemisë, Bujanoci, ka regjistruar 1242 raste me koronavirus.

Megjithate, përkundër imuzimi me vaksinat antiCovid në Bujanoc, po shkon me shifra të larta, numrat e të infektuarve, asessi të ulen./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *