Bujanoci e Presheva përfitojnë nga tetë milionë dinarë nga konkursi i Ministrisë pa portofol
Gjatë ditës së djeshme, Komuna e Bujanocit dhe ajo e Preshevës, kanë nënshkruar kontratat e vlefshme për Transfer Stacionin e mbeturinave të Bujanocit, respektivisht kamionin për pastrimin e rrugëve të Preshevës.
Që të dy këto komuna shqiptare, në ketë konkurs të Ministrisë pa Portofol, kanë përfituar nga 8 milionë dinarë.
Në emër të Komunës së Bujanocit, kontratën e ka nënshkruar, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, derisa në emër të Komunës së Preshevës, kontratën e nënshkroi, Besim Shabani, shef i Zyres për zhvillim ekonomik lokal./LUGINALAJM/