Bujanoci dhe qytetarët e saj nuk meritojnë të mbeten peng të apetiteve të shfrenuara të politikës e cila u dënua me 24 prill

254

imageMe përfundimin e zgjedhjeve të 24 prillit qytetarët e komunës së Bujanocit zgjodhën që politika e përçarjes, largimit nga puna, mbjelljes së frikës dhe kërcnimit të qytetarëve, numërimit të likeve në facebook, kujdesit me kend me pi kafe, të zëvendësohet me diçka tjetër, diçka më të mirë.

Ata vlersuan afërsinë që oferta politike e përfaqësuar nga PVD – UDSH ndërtoi me qytetarët, mbështetën zotimin se hakmarrja nuk do të ketë vend në qeverisjen e ardhshme dhe besuan se dinjiteti i qytetarit do të kthehet në vendin e merituar.

Qytetarët besuan, zgjodhën dhe mundësuan që zotimet e lartëpërmendura të implementohen në praktikë. Që komuna si objekt t’i përkas çdonjërit prej tyre. Që punëtorët të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos i dënuar dhe nënçmuar se i përkasnin taborit tjetër politik. Që “dritaret e zyrave të shërbejnë” për të parë hallet, brengat dhe nevojat e tyre, e jo për të përcjellur kush me kë po takohet në qendër, kush po hyn e kush po del prej kafiterive dhe kush po tenton “ta rrëzoj pushtetin”.

Bujanoci dhe qytetarët e vet nuk meritojnë të mbeten peng të apetiteve të shfrenuara dhe të pangopura të politikanëve me stil nga monizmi. Këtë nuk duhet ta lejoj asnjëri prej nesh. Por edhe asnjëri prej “jush” dhe nuk e keni lejuar.

Ndarja në “ne” dhe “ju” është mbjellur gjatë një qeverisje të mbrapsht e cila ikur nga administrata bashkë me ikjen e atij nga pushteti.

Dhe kjo është e mirë për ne, dhe kjo është e mirë edhe për atë deri sa nuk është zhytur edhe më thellë.

Por e keqja qëndron diku tjetër, ajo qëndron në instalimin e kësaj urrejtje dhe ndarje gjithka ku tani veprojnë dhe funksionojnë ata të cilët edhe e kishin mbjellur.

Ajo qëndron edhe nëpër shkolla, duke vazhduar t’i mbajnë ato si institucione që po i shërbejn kryekëput “isha-ve” dhe po punohet me direktiva të tyre, qoftë edhe pse një fenomen i këtij lloji nuk do duhej të ekzistojë.

Direktivat i takojnë të kaluarës, e ardhmja duhet të fokusohet në drejtimin dhe menaxhimin sa më të mirë të mundshëm të vatrave të arsimit.

Prandaj është koha të ndaleni.

Pushoni.

Pushoni dhe kuptoni se nuk jemi ne, por, është populli ai që ju “dënoi” me votën e lirë.

Rahim Salihi

(Autori është shef i kabinetit të kryetarit të komunës në Bujanoc)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *