Bujanoc: “The Future” shfaq premierën ‘Studetët”

173

Organizata Joqeveritare “The Futrure”, gjatë natës së djeshme, ka shfaqur komedinë “Studentët”, para publikut bujanocas.

Kjo shfaqje mblodhi qindra artëdashës nga Bujanoci dhe rajoni, nuk hezituan të kontribuojnë me mjete financiare për ndihmë maturantëve në nevojë për shkuarje në ekskurzion, nismë kjo e orgnaizatës “The Future” në bashkëpunim me parlamentin e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Premiera në fjalë u realizua nëpërmjet projektit “Emigrantët” të mbështetur nga Trupi Koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Gjithashtu, organizata “The Future”, nga java e ardhshme në bashkëpunim me Zyren për të rinj, do të filloi me ciklin e lojërave argëtuese “Luaj dhe mëso”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *