Bujanoc: Promovohet katalogu me mbi 3 mijë emra dhe mbiemra më të shpeshta shqip – ja për çfarë shërben?!

714

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, sot u bë promovimi i katalogu me mbi 3 mijë emra dhe mbiemra shqip.

Ky katalog i përbërë me mbi 3 mijë emra dhe mbiemra më të shpeshta shqip, ka për qëllim lehtësimet e ofiçarive gjatë regjistrimit të fëmijëve shqiptarë në regjistrat civil dhe mos shtrembërimit të tyre gjatë shkrimit cirilik.

Katalogu u mundësua nga misioni i OSBE-së në Serbi dhe Ministria e Administrates shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale, ndërsa në promovimin e sotëm morrën pjesë, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, sekretari shtetëror MASHVL, Dr.Ivan Boshnjak, zv/ambasadori i OSBE-së, Joseph Mellott dhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq./LuginLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *