Bujanoc: Përfundon asfaltimi i rrugës “Migjeni” që shpie në drejtim të sh.m. “Sezai Surroi” (FOTO)

422

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Migjeni” në Bujanoc, rrugë kjo që shpie në drejtim të shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Ky asfaltim i rrugës që frekuentohet ekskluzivisht nga nxënësit e shkollës së mesme shqipe, është financuar nga buxheti komunal i Bujanocit, nëpërmjet departamentit për investime dhe zhvillim.

Rruga në fjalë, përveç asfaltimit, ajo është zgjeruar dhe në të janë ndërtuar trotuare të reja.

Gjatë ditës së djeshme, gjatë asfaltimit, në vendgjarje ishte kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe kryeshefi Enver Ramadani, nga ku inspektuan nga afër ekzekutimin e punimeve.

Projektet e tjera të infrastrukturtës, po vazhdojnë edhe më tutje në Bujanoc dhe vendbanimen e tjera shqiptare./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *