Bujanoc: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucionet shtetërore, larg nga niveli i duhur

131

Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) në Beograd, Andrea Orizio, gjatë ditës së premte ka qëndruar për një vizitë në  Bujanoc, ku është takuar me kreun e komunës, Shaip Kamberi.

Orizio, fillimisht morri pjesë në  prezentimin e raportit të Ombudspersonit mbi përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në Komunën  e Bujanocit, të mbajtur në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Bujanocit.

Pas prezentimit të raportit, Ombudspersoni serb, Zoran Pashalliq, theksoi se: “Duhet ende punë në zbatimin e mirëfillit të gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucionet shtetërore në Bujanoc”.

Ndërkaq, ambasadori Andrea Orizio, vlerësoi se, për OSBE-në të drejtat e pakicave janë shumë të rëndësishme dhe se ne jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”

“Si organizatë, përkrahim mësimin e gjuhës serbe në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë në institucionet publike dhe tregun e punës” – tha Orizio.

Nga ana tjetër, kryetari Shaip Kamberi, theksoi se, për shqiptarët e Bujanocit, nuk është sfidë e vetme përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucione shtetërore, por edhe integrimi i shiptarëve në ato institucione.

Më pas, kryetari Shaip Kamberi dhe Ambasadori Andrea Orizio, kanë drekuar në hotël “Rozafa” të Bujanocit. Ambasadori Orizio, gjithashtu ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymerin, me të cilin ka bashkëbiseduar për problemin e sigurimit të teksteve në gjuhën shqipe./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *