Bujanoc: Nxënësit e drejtimit të mjekësisë mbledhin ndihma për njerëzit në nevojë

389

15941479_949292501872626_3946444111558957620_nNxënësit e vitit të tretë të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, kanë mbledhë një shumë të konsiderueshme të hollash, me qëllim që t’iu ndihmohet familjave në nevojë.

Tre nxënësit e drejtimit të mjekësisë, të klasës e III-5, Lirimi, Artani dhe Ulpiane, gjatë ditës së djeshmne (e enjte), i kanë dorëzuar shumën e mbledhur, imamit të xhamisë së Bujanocit, Ulvi Fejzullahu., me qëllim që, të ndihmohen familjet skamnore përgjatë këtij dimri.

Vet imami i xhamisë, Ulvi Fejzuallahu, ka bërë publike pranimin e të hollave të nxënësve bujanocas, dhe ushqimet të cilat janë blerë me ato të holla.

Edhe gjatë së premtës, në ligjeratën javore, imami Fejzullahu, ka falenderuar iniciativën e të rinjëve të shkollës së mesme “Sezai Surroi”, duke vlerësuar se, “ky popull, ka një rini tejet të shëndosh”./Lugina-Lajm/

 

16003121_949292521872624_2385712999342865851_n

15965310_949292535205956_1199501411435047748_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *