Bujanoc: Një mjek rezulton pozitiv në COVID-19, tjetri po pret rezultatet

503

Një mjek i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Sipas burimeve të LuginaLajm, infeksioni i mjekut me koronavirus është vërtetuar mbrëmë rreth orës 21:00, pasi që kanë arritur rezultatet përfundimtare.

Mjeku i infektuar me COVID-19, është punonjës në Emergjencën e Bujanocit, pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Megjithate, edhe një mjek tjetër, po dyshohet të jetë i infektuar, edhepse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

LuginaLajm merrë vesh se ai po pret rezultatet përfundimtare mbi infeksionin e mundshëm, dhe se aktualisht është vetëizoluar.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, ka regjistruar 15 raste të infektuar me koronavirus të punonjësve të saj, derisa njëri ka ndërruar jetë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *