Bujanoc: Nga një aksident trafiku, biçiklisti(22) pëson lëndime të rënda trupore

235

Mbrëmjen e së enjëtes, nga një aksident trafiku me biçikletë, në Bujanoc, ka pësuar lëndime të rënda trupore, një 22 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Bekim Fehmiu (ish Petra Drapshina), në Bujanoc, derisa një veturë e tipit “Opel Vectra” me targa BU, ka goditur një biçikletë, të cilën po e drejtonte 22 vjeçari.

I aksidentuari , pas goditjes së marrë nga vetura, më nurgjencë është dërguar në Spitalin e Vranjës, e më pas, për në Qendrën Klinike në Nish për reaminim mjekësor.

Jo zyrtarisht Lugina-Lajm, ka mësuar se ngasësi i veturës, është një 25 vjeçar serb nga fshati Lilancë i komunës së Bujanocit, ndërsa  lënduari nga qyteti i Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *