Mbrëmjen e së enjëtes, në një aksident trafiku në Bujanoc, një drejtues i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Bekim Fehmiu (ish Petra Drapshina), në Bujanoc, derisa një veturë e tipit “Opel Vectra” me targa BU, ka goditur një biçikletë, të cilën po e drejtonte 22 vjeçari.
I aksidentuari , pas goditjes së marrë nga vetura, me urgjencë është dërguar në Spitalin e Vranjës, e më pas, për në Qendrën Klinike në Nish për reanimacion.
Jo zyrtarisht Lugina-Lajm, ka mësuar se ngasësi i veturës, është një 25 vjeçar serb nga fshati Lilancë i komunës së Bujanocit, ndërsa i lënduari nga qyteti i Bujanocit./Lugina-Lajm/