Bujanoc: Nga një aksident komunikacioni, mbeti i lënduar ngasësi i motokultivatorit, po trajtohet në Nish

Ngasësi i motokultivatorit (49) ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur dje, rreth orës 16:00h, në magjistralen Bujanoc – Vranjë, respektivisht, në kthesën për në fshatin Srpska Kuca të Komunës së Bujanocit.

Siç thuhet, ngasësi i motokultivatorit, duke lëvizur nga drejtimi i Bujanocit në drejtim të fshatit Davidovc, në kthesën për “Srpska Kuca”, është përplasur me veturën e markës “Peugeot” e cila ishte duke shkuar në drejtim të Bujanocit, ndërsa mjeti po drejtohej nga një grua (25) e cila ka pësuar lëndime të lehta.

Hetimet janë kryer nga Policia Rrugore, me autorizim të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë. Të lënduarit i është dhënë ndihma mjekësore në Vranjë, nga ku është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Nishit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.