Bujanoc: Mbahet seanca e II-të e këshillit komunal, aprovohet plani aksional lokal (VIDEO)

138

16358785_10154975010714634_1677238350_nSot u mbajt seanca e dytë e këshillit komunal të Bujanocit, me ç’rast u aprovuan tetë pika të rendit të ditës.

Ndër pikat më të rëndësishmë ishte plani aksional lokal i punësimit për vitin 2017-të, i domosdoshëm për konkurim nëpër ministritë përkatëse.

Pos pikës së parë ku u aprovua PAL, këshilli komunal, sot emëroi edhe anëtarët e komisioneve për vlerësimin e projekteve në fushat e sportit, kulturës dhe shoqërive civile. Gjithshtu, këshilli komunal aprovoi aktvendimin e emërimit të anëtarëve të komisionit për zhvillimin e biznesit, për të cilën janë paraparë subvencione, 10 milionë dinarë.

Si kërkesë, këshilli komunal potencoi kërkesën për ndërmarrësit e vogëlë, që të pastrojnë trotuaret para bizneseve të tyre, ashtu që, Bujanoci edhe më tej të vazhdojë te jetë në mesin e qyteteve më të pastruara nga bora, përgjatë këtij dimrit./Lugina-Lajm/

Video:

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *