Bujanoc: Kryetari Shaip Kamberi priti në takim komesionerin e lartë për pakica, Lamberto Zannier (VIDEO)

252

Kryetari Shaip Kamberi, në kabinetin e tij, priti komesionerin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier.

Në takim në mes të kryetarit Kamberi dhe zyrtarit të lartë për pakica pranë OSBE-së, Zannier, është biseduar për pozitën dhe mundësitë e participimit të shqiptarëve në institucionet republikane, problemet në arsim, dhe problemet e e tjera që kanë të bëjnë me pakica kombëtare.

“Është vizita e parë, e komisonerit të ri lpër pakica Zannier, i cili sot ka ardhë në Bujanoc për të promovuar projektin e komesariatit, ate të fajlorit “shqip-serbisht dhe serbisht-shqip”. Që në fillim, komisionerin e lartë e kemi njoftuar për pozitën e shqiptarëve dhemos  integrimin tonë nëpër institucione shtetërore, si një çështje që ka lidhje të  drejtëpërdrejt me konpetencat e komesariatit për pakica nga ku kanë dal edhe dy dokumentet që kanë dal nga ky institucion europian me sugjerime të rëndësihme që i jepen  pakicave nëpër institucionet shtetërore” – tha Kamberi pas takimit.

Bëhet e ditur që sot, në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, do të bëhet promovimi i ‘fjalorit të vogël’, dedikuar nxënëesve të shkollave fillore dhe të përkrahur financiarisht nga Komesariati i lartë për pakica./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *